Nga tradhtitë deri tek abuzimet seksuale

Nga tradhtitë deri tek abuzimet seksuale

Bota e showbiz-it ndërkombëtar, vitin që po lëmë pas u karakterizua nga ngjarje të ndryshme, por janë edhe skandalet e disa prej artistëve të cilat po ashtu tërhoqën vëmendje të madhe, kryesisht skandale të lidhura me dashurinë.

Një skandal ndodhi muajin shkurt. U përfol se Tristan Thompson ka tradhtuar Khloe Kardashian sërish. Kësaj radhe me shoqen më të mirë të motrës së saj Kylie, Jordyn Woods. Si pasojë e kësaj, Khloe la Tristanin, dhe publikisht e turpëroi Jordyn që ndërhyri në familjen e tyre, shkruan rtv21.tv

Aktorja Felicity Huffman u gjend në njërin prej skandaleve më të mëdha të showbizit për vitin 2019. Del se ajo dha ryshfet për bijën e saj, që ajo të futet në njërin prej kolegjeve më të mira të Amerikës. E akuzuar për këtë ryshfet, Huffman e ka pranuar se është fajtore, por se ndihet thellësisht keq dhe e turpëruar për këtë që ka bërë. Ajo si pasojë qëndroi 14 ditë në burg.

Justin Timberlake mbushi titujt e gazetave në muajin nëntor, pasi që u pa i kapur dorë për dore me aktoren Alisha Wainwright. Timberlake, për këtë përmes Instagramit i kërkoi falje bashkëshortes së tij, Jessica Biel, me arsyetimin se asgjë nuk ka ndodhur në mes tyre, se ka qenë i dehur dhe se nuk ka mundur ta kontrollojë vetën. Ndër të tjera, Timberlake ka shkruar se do të mundohet të jetë bashkëshorti dhe babai më i mirë në botë.

Një skandal e bëri edhe bendi Spice Girls. Victoria Beckham e vlerësoi vetën të nivelit shumë më të lartë se anëtaret tjera të këtij bendi, këtë me rastin e shpalosjes së idesë së tyre për ribashkimin e bendit.

Reperi R. Kelly u arrestua për abuzim seksual me vajzat e mitura, për disa dekada. Përkundër kundërshtimeve nga ana e tij, se ai nuk ka abuzuar me vajza, po qëndron prapa grilave./21Media