Para disa ditëve është publikuar bashkëpunimi i parë i motrave Istrefi

Para disa ditëve është publikuar bashkëpunimi i parë i motrave Istrefi

Kënga e re nga Nora dhe Era Istrefi e titulluar “Nuk e di” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi dy milionë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv

Kjo këngë është shoqëruar me një videoklip me skena mjaft interesante. Pjesë e klipit ishte edhe një macë e cila e bëri Norën të mos ishte shumë rehat gjatë xhirimeve.

“Oh mami, apo ma hekni qet mace kadale”, ka shkruar këngëtarja në një fotografi të shkrepur gjatë xhirimeve të klipit./21Media