Aftësimi i grave fermere në fushën e përpunimit të frutave të pemëve dhe perimeve

Aftësimi i grave fermere në fushën e përpunimit të frutave të pemëve dhe perimeve

Është bërë certifikimi i 42 fermereve  për përpunimin e frutave të pemëve dhe perimeve nga komuna e Skenderaj, në kuadër të një projekti të realizuar nga IADK-ja në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, përkatësisht Drejtorinë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Projekti ka pasur për qëllim aftësimin e grave fermere në fushën e përpunimit të frutave të pemëve dhe perimeve.

Drejtori i IADK-së Zenel Bunjaku u shpreh shumë i kënaqur me realizimin e projektit, i cili, sipas tij do t’u ndihmojë shumë grave fermere të interesuara për fushën e përpunimit të produkteve bujqësore. Ai po ashtu u shpreh i kënaqur me punën që është bërë gjatë procesit të trajnimit dhe certifikimit të këtyre fermereve.

Në kuadër të angazhimeve në fushën e përpunimit të frutave të pemëve dhe perimeve, si shembull i mirë vlen të përmendet fermeja nga Izbica, Florije Halilaj, e cila me punën e saj ka arritur që të jetë përfituese e projektit të IADK-së për krijimin e një pike përpunuese në fshatin Izbicë./21Media