Rasti ka ndodhur në fshatin Prekaz

Rasti ka ndodhur në fshatin Prekaz

Një person ka humbur jetën si rezultat i djegies se një veture në të cilën ndodhej.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Prekaz të komunës së Skënderajt.

Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai bëri të ditur se brenda veturës së djegur është gjetur një trup i pajetë, duke mos dhënë detaje të tjera.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes./21Media