Skenderaj mbështet fermerët

Sipas kryetarit të Skenderajt, nuk ka investim më të mirë se në bujqësi

Janë nënshkruar 14 kontrata mes Komunës së Skenderajt dhe fermerëve, në kuadër të mbështetjes konkrete për fermerët.

Kryetari i Komunës Bekim Jashari dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Ruraal, Sokol Sallahu, ishin të pranishëm me rastin e nënshkrimit të kontratave.

Kryetari Jashari ka vlerësuar se nuk ka investim më të mirë se në bujqësi.

“Këtë po e bëjmë çdo ditë, për t’iu dhënë mundësi punëtorëve të vyeshëm, që nëpërmjet subvencioneve, ata të zhvillohen dhe të rriten si fermerë.Sot kemi nënshkruar 14 kontratat me fermerët e komunës së Skenderajt, ku secili prej tyre përfiton 100 m2 apo 1 ari serrë, për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore. Ky investim është më së i qëlluar, pasi këtë unë e kuptoj kësisoj: ngritja e një serre e barasvlefshme me hapje të një vendi të ri të punës”, u shpreh Jashari sipas kumtesës për media dërguar nga kjo komunë.

Ditë më parë janë mbështetur blegtorët me makina mjelëse, dhe bletarët me koshere dhe pajisje tjera të nevojshme.

Back to top button