Bursë në vlerë prej 500 eurove

Bursë në vlerë prej 500 eurove

164 studentë të komunës së Skenderajt janë përzgjedhur nga komisioni për bursa studentore, të cilat i ndanë Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me përfaqësues të bizneseve dhe njerëz të vullnetit të mirë, ku secili prej tyre do të përfitojë bursë në vlerë prej 500 eurove.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është angazhuar shumë në këtë drejtim, që prej marrjes së mandatit, duke u zotuar për mbështetje të vazhdueshme për studentë të dalluar, me anë të ndarjes së bursave në numër sa më të madh, me qëllim që t’u dilet në ndihmë gjatë studimeve.

“Duke investuar në arsim, investojmë në të ardhmen tonë”, ka thënë kryetari Jashari.

Vlera e projektit është 82.000 euro, prej të cilave 50.000 euro janë ndarë nga buxheti i Komunës, ndërsa me 32.000 euro kanë participuar firmat që operojnë në komunën e Skenderajt.

Komuna e Skenderajt ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve dhe njerëzit e vullnetit të mirë për t’iu dalë në ndihmë studentëve me anë të këtyre bursave.

1. “Lirigzoni” 10 studentë

2. “R&Rukolli” 7 studentë

3. “Ilea Gropu” 5 studentë

4. “100% Design” 5 studentë

5. “Bislimi” 5 studentë

6. “Haxha Com” 5 studentë

7. “Jetimat e Ballkanit” 5 studentë

8. Sinan Pasha 5 studentë  2500

9. “Eng House Prishtinë” 5 studentë

10. “Lindi Com” 2 studentë

11. “Ndërtimi” 2 studentë

12. “Doni Comerce” 2 studentë

13. Dr.Avdyl Salihu 2 studentë

14. Dr.Shaqir Demiri 2 studentë

15. Ermira Zhuri 2 studentë