Në kuadër të Europa Ligue po zhvillohen ndeshjet e fazës së grupeve

Në kuadër të Europa Ligue po zhvillohen ndeshjet e fazës së grupeve

Në grupin A, Slavia Prague po humb vendas nga FC Astana me rezultat 0 me 1, ndërsa Villarreal dhe Maccabi Tel Aviv barazojnë 0 me 0.

Në grupin B Dynamo Kyiv po shkatërron Partizanin e Beogradit me rezultat 3 me 0, ndërsa Skënderbeu si mysafir është ende 0 me 0 me Young Boys-at.

Grupi C sheh vendasit duke fituar, Hoffenheim 1 me 0 ndaj Ludogorets, si dhe Istanbul Basaksehir kundër Bragas me rezultat të njëjtë, shkruan rtv21.tv.

Grupi D, Austria Wien barazon pa gola me AEK Athens, ndërsa si befasi e natës është Rijeka duke fituar me rezultat 1 me 0 ndaj Milan-it.

Në grupin E Everton si mysafir po fiton me rezultat 0 me 2 ndaj Apollon Limassolit, ndërsa Atalanta po mposht Lyonin me rezultat 1 me 0.

Grupi F nuk solli gola, FB Koebenhavn dhe FC Sheriff, si dhe Zlin dhe Lokomotiv Moscow përfunduan 45 minutat e para pa gola./21Media