"UZI" u publikua me videoklip

“UZI” u publikua me videoklip

Këngëtari i njohur, Skerdi sot publikoi projektin e radhës në bashkëpunim me reperin Buta, shkruan rtv21.tv

“UZI” titullohet projekti i dyshes, të cilën e sollën me videoklip.

Melodinë e këngës e ka bërë Skerdi, për tekstin janë përkujdesur Skerdi dhe Buta, ndërsa videoklipi është realizuar nga Valon Aziri.

“Djal dukat” është projekti muzikor paraprak që Skerdi ka publikuar në muajin prill. Kënga në bashkëpunim me reperin e njohur, Lumi B ka arritur mbi një milion e 500 mijë klikime në Youtube./21Media