"Së shpejti..."

“Së shpejti…”

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Skerdi Ago, tash e sa ditë po shijon pushimet me të fejuarën e tij, moderatoren e njohur, Vesa Rama. Dje, ai ndau lajmin se ai dhe partnerja e tij po bëhen prindër për herë të parë. Ky lajm u prit shumë mirë nga fansat e tij, shkruan rtv21.tv

Sot, rep-artisti i mirënjohur njoftoi se ka edhe një befasi të radhës për fansat. Përmes një postimi paralajmëroi se së shpejti do të publikojë projekte të reja muzikore.

“Pak deti para se me u kthy me projekte te reja, së shpejti”, shkroi ai krahas fotografisë.

Kënga e fundit e Skerdit është “Goodbye”, që e ka publikuar para një javë. Kjo këngë numëron mbi 27 mijë klikime./21Media