"Ky bekim ka nisur të ma ndryshoj jetën që tani..."

“Ky bekim ka nisur të ma ndryshoj jetën që tani…”

Artisti i mirënjohur shqiptar, Skerdi Ago ka lënë vetëm një fotografi në rrjetin social Instagram dhe kjo për një arsye shumë të veçantë.

Ai ka publikuar një fotografi të fejuarë së tij, Vesa Ramës e cila shihet me barkë të fryrë, shkruan rtv21.tv

Skerdi dhe Vesa po bëhen prindër për herë ta parë.

“Doja që për ty sot, të hiqja çdo gjë nga rrjetet sociale, por edhe nga mendja ime sepse ti do me dhurosh diçka shumë të shtrenjtë në jetë. Do ma falësh atë qe e doja vetëm me ty – një engjell që mezi pres ta shoh, ta prek dhe ta mbaj në duart e mija. Jam shumë i emocionuar sepse dita ditës mendoj vetëm për engjellin tonë. Ky bekim ka nisur të ma ndryshoj jetën që tani dhe jam shumë krenar që ti do jesh nëna e femijës tim”, ka shkruar Skerdi në Instagram.

Skerdi Ago dhe gazetarja e njohur, Vesa Rama u fejuan në muajin janar të këtij viti (vetëm pesë muaj pas daljes së parë publike si çift). Fejesa e tyre bëri bujë mediatike dhe dyshja vazhdojnë të jenë në qendër të mediave rozë./21Media