Skerdi vjen në bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur
28 Shtator 2019
"Falma", kënga e re e Skerdit me...
“Falma”, kënga e re e Skerdit me…
Rep-artisti i mirënjohur, Skerdi, së shpejti do ta sjellë këngën e radhës. Edhe këtë herë ai do të sjellë një bashkëpunim me një emër të njohur të skenës, me këngëtaren e mirënjohur, Donjeta Morina.
Lajmin e bëri të ditur Skerdi përmes një postimi, duke bërë të ditur edhe titullin e këngës, shkruan rtv21.tv
“Falma ft. Donjeta Morina, së shpejti”, shkroi ajo krahas fotografisë.
Edhe projekti i fundit i Skerdit ishte në bashkëpunim me një këngëtare të mirënjohur të skenës, me Mimoza Shkodrën. Bashkëpunimi i tyre numëron mbi 4 milionë klikime./21Media