Skerdi paralajmëron projektin e ri

Skerdi paralajmëron projektin e ri

Artisti i mirënjohur shqiptar, Skerdi Ago shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me reperin Thepak, shkruan rtv21.tv

Përmes videos së publikuar në rrjetin social Instagram, Skerdi ka treguar se kënga e re e tij do të titullohet “Diablo”.

Skerdi nuk ka zbuluar detaje tjera rreth këtij projekti.

Ndryshe, Skerdi një javë më parë ka treguar se ai dhe e fejuara e tij,  Vesa Rama do të bëhen prindër për herë të parë./21Media