Reperi publikoi imazh të ëmbël me djalin

Reperi publikoi imazh të ëmbël me djalin

Reperi i njohur shqiptar, Skerdi Ago dhe partnerja e tij, Vesa Rama më katër janar u bekuan me fëmijën e tyre të parë.

Ata u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Roi. Këtë e bëri të ditur vetë reperi përmes një postimi në Instagram.

“Unë dhe djali im ROI ju falënderojmë përzemërsisht për urimet e bukura”, ka shkruar Skerdi poshtë fotografisë së publikuar në Instagram ku reperi shihet duke e mbajtur në duar vogëlushin.

 

View this post on Instagram

 

Une dhe djali im ROI ju falenderojme perzemersisht per urimet e bukura 🙏

A post shared by S K E R D I (@skerdiago) on

 Skerdi dhe gazetarja e njohur, Vesa Rama u fejuan në muajin janar të vitit 2019. Fejesa e tyre bëri bujë mediatike dhe dyshja vazhdojnë të jenë në qendër të mediave rozë./21Media