Në garë për shërbimet e spanjollit ka hyrë dhe Fiorentina

Në garë për shërbimet e spanjollit ka hyrë dhe Fiorentina

Suso në këto ndeshje miqësore, përpara fillimit të kampionatit, ka ditur gjithmonë të jetë protagonist.

Mirëpo për drejtuesit e Milanit kjo nuk mjafton, dhe e kanë nxjerr në shitje.

Lyon dhe Roma e kanë shfaqur me kohë interesin që kanë për lojtarin.

Ndërsa ditët e fundit sipas atyre që raportojnë mediat italiane, në garë për shërbimet e spanjollit ka hyrë dhe Fiorentina.

Klubi “violë” ka një javë që po kryen bisedime me drejtuesit e milanit, dhe po mundohen të gjejnë marrëveshjen për transferimin e 25 vjeçarit.

Kartoni i lojtarit vlen 40 milion euro por mund të ulet deri në 32 milion. Deri më tani Fiorentina ka ofruar një shifër më të ulët. Por që pritet të rritet në ditët në vijim.