Sonte në emisionin Click në RTV21, u bisedua për kombëtaren e Kosovës

Sonte në emisionin Click në RTV21, u bisedua për kombëtaren e Kosovës

Gazetari i sportit në Radiotelevizionin 21, Tomor Grabovci, foli për pritjen në Kosovë të kombëtareve të ndryshme, duke deklaruar se jemi nikoqirë të mirë, e kjo është një gjë e dëshmuar.

“Në asnjë rast nuk ka pasur thirrje raciste në asnjë ndeshje, apo (thirrje) të nivelit nacionalist. Skuadrat të cilat kanë ardhur në Kosovë janë ndjerë si në shtëpinë e vet”, ka deklaruar Grabovci.

Sipas tij Kosova nuk ka treguar ndjenja të racizmit ndaj dikujt tjetër në asnjë etapë, përfshirë këtu edhe në pjesët tjera përpos sportit.

Grabovci ka deklaruar se qytetarët e Kosovës i trajtojnë anglezët si miq, duke mos i harruar meritat dhe kontributin e anglezëve, sepse pa ndihmën e tyre ne sot nuk do të përballeshim kundër tyre në futboll./21Media