Krijuesi i skulpturës është artisti hindus Rajiv Anchal

Krijuesi i skulpturës është artisti hindus Rajiv Anchal

Artistët vazhdimisht dalin me ide kreative për realizimin e veprave. Me një ide të veçantë doli edhe artisi indian, Rajiv Anchal.

Ai krijoi skulpturën më të madhe të zogut në botë, e cila ndodhet në parkun natyral Jatayu, në rajonin Kollam të Keralas në Indi, shkruan rtv21.tv

Skulptura, më saktësisht shqiponja, ka gjatësi 60 metra, gjerësi 45 metra ndërkaq lartësia e saj arrin në 21 metra. Ajo është punuar në një pikë me lartësi prej 350m mbi nivelin e detit.

Anchal për krijimin e kësaj vepre madhështore u inspirua nga një tregim mitik epik hindus, për Ramajanën.

Sipas tij, ajo simbolizon zogun i cili u përpoq ta shpëtonte Sitan nga Ravani. Dhe, skulptura u ndërtua pikërisht në vendin në të cilin thuhet se këto legjenda u rrëzuan pas goditjes së Ravan-it.

Me fjalë të tjera, skulptura më e madhe e zogut në botë, në parkun natyral Jatayu, është projekt ambicioz për turistë, dhe ajo ofron një pamje mahnitëse të rajonit Kollam të Keralas./21Media