Kur frymëzimi bëhet kryevepër

Kur frymëzimi bëhet kryevepër

Dari Hulea është një artist nga Rumania i njohur për portretet e tij mjeshtërore të bëra nga hekuri, çeliku inox, bakri dhe telat prej bronzi. Artisti kombinon me sukses elemente të artit bashkëkohor dhe klasik për t’i sjellë skulpturat e tij në jetë.

Duke përdorur materiale industriale, Dariu i formon ato në portrete të njohura të figurave të famshme historike. Ai krijon skulptura të artistëve rumunë, filozofëve, poetëve dhe figura të tjera të shquara, transmeton rtv21.tv.

Dari u interesua për artin kur gjeti frymëzim në zanatet popullore, në fshatin ku ai u rrit. Ai u ndikua gjithashtu nga gjyshi i tij, i cili i dha Dariut njohuri në materiale industriale, pasi ai punonte me mjete bujqësore dhe ishte një zejtar druri. Kështu, skulptori përktheu ndikimet dhe frymëzimet e tij në bërjen e skulpturave, ku ai mund të kombinonte të gjitha elementet./21Media