Fotoja e slloganit për shëndetësi e huazuar nga një spital në shtetet skandinave

Fotoja e slloganit për shëndetësi e huazuar nga një spital në shtetet skandinave

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka akuzuar PDK-në se nuk kanë guxim të përdorin nëpër slloganet e tyre fotografi nga QKUK-ja, por nga shtetet e perëndimit.

Në slloganin e PDK-së për shëndetësinë shihet fotografia e një spitali, i cili sipas Pacollit është në Osllo.

“A thu prej nga e ka huazu Kadri Veseli ‘Paktin’ kundër korrupsionit?!?
Këto fotografitë për shëndetësinë i paskan huazu nga shtetet skandinave ngase nuk kanë guxim të publikojnë fotografi nga gjendja reale e QKUK-së.

PDK mashtron, nuk ndërton të ardhme!”, ka shkruar Pacolli në Facebook ku ka publikuar edhe fotografi./21Media

A thu prej nga e ka huazu Kadri Veseli 'Paktin' kundër korrupsionit?!? Këto fotografitë për shëndetësinë i paskan…

Gepostet von Fitore Pacolli am Dienstag, 24. September 2019