Lajmin e ka konfirmuar kryeministri sllovak

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri sllovak

Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini ka thënë të mërkurën se Sllovakia ka dëbuar diplomatin rus, pas informacioneve nga shërbimi sekret ushtarak se është marrë me aktivitete spiunazhi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Ne e dëbuam atë të mërkurën dhe është larguar nga Sllovakia brenda 48-orësh”, iu tha Pellegrini reporterëve.

Ambasada ruse ka refuzuar të komentojë deklaratat e Pellegrinit.

“Ambasada nuk e komenton këtë informacion”, ka thënë zëdhënësi për misionin rus në Sllovaki, Vladislav Kulikov./21Media