Ish-kryeministri konservator, Janez Jansa shpreson të arrijë një rikthim në pushtet

Ish-kryeministri konservator, Janez Jansa shpreson të arrijë një rikthim në pushtet

Sllovenët filluan sot të votojnë në zgjedhjet legjislative ku ish-kryeministri konservator, Janez Jansa shpreson të arrijë një rikthim në pushtet, pasi skena politike u tronditë nga një valë migratore në këtë vend të vogël të zonës euro që ndodhet në ish-“rrugën e Ballkanit”.

Rreth 1,7 milionë qytetarë pritet të votojnë në zgjedhje proporcionale që zhvillohen pas katër vitesh qeverisje të qendrës së majtë.

I mundur në vitin 2014, pasi zhvilloi fushatën që nga burgu ku po kalonte një dënim për korrupsion, Jansa, 59 vjeç këtë herë shihet me një avantazh të lehtë nëpër sondazhe, me 25,1% të pëlqimeve sipas institutit “Ninamedia”.