Smajl Latifi kthehet në Kosovë

Latifi u intervistua nga Specialja

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është kthyer sot nga Haga.

Ish-komandanti i Batalionit të 3-të të Brigadës 124 të UÇK-së, ka qenë i ftuar në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Latifin e kanë pritur qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorët e komunës.

Ftesat nga Gjykata Speciale janë shpeshtuar, së fundmi , më 13 dhjetor është ftuar Bedri Zyberaj, kurse më 11 dhjetor Zafir Berisha./21Media

 

Back to top button