Smartfonat e prodhuar në Kinë po hyjnë shpejt në tregjet e huaja, falë cilësisë dhe çmimit të tyre

Smartfonat e prodhuar në Kinë po hyjnë shpejt në tregjet e huaja, falë cilësisë dhe çmimit të tyre

Të dhënat tregojnë se smartfonat kinezë përbëjnë 48 për qind të vëllimit të përgjithshëm të dërgesave në tremujorin e dytë, ndërkohë që “Xiaomi”, “Vivo”, “OPPO” dhe “Huawei” janë markat më të njohura të smartfonave kinezë jashtë Kinës.

Analisti amerikan i këtij sektori John Shea thotë se përdoruesit e huaj po kalojnë nga smartfonat më të shtrenjtë te ata të markave kineze: “Nuk është si në vitin 2009, kur ishte ‘iPhone’ dhe asgjë tjetër, ose ‘iPhone’ dhe ca gjëra të pavlera. Tani janë të gjithë pothuajse njësoj. ‘iPhone’ ka një cilësi pak më të mirë, 20 – 30 % më të mirë, por kushton pesë herë më shumë dhe kështu zgjedhja është shumë e lehtë”.

Një raport i mëparshëm tregon se Rusia, Tajlanda, Vietnami dhe disa vende afrikane kanë një kërkesë të madhe për kalimin nga modelet tradicionale të telefonave celularë te smartfonat.

Sipas të njëjtit raport, përdoruesit e mundshëm të smartfonave në këto vende nuk janë më mirë nga gjendja ekonomike, kështu që ata do të donin të bënin blerje me kosto efektive, gjë që ka çuar në rritjen e shitjes së smartfonave kinezë në këto vende.

Sipas analistëve, tregje të mundshme të smartfonave kinezë janë edhe India e Brazili.