Një recetë më e veçantë për smoothie

Një recetë më e veçantë për smoothie

Përbërësit:

200 ml qumësht të ftohtë

150 gr dredhëza të freskëta

80 gr plazma

2 toptha akullore dredhëze ose vanileje

1 lugë (supe) mjaltë

Përgatitja:

Marrim dredhëzat i lajmë dhe i pastrojmë. Biskotat i bluajmë në blender dhe i lëmë anash. Dredhëzat, qumështin dhe akulloren i vendosim në blender dhe blujamë derisa të bëhet një masë homogjene, pastaj shtojmë mjaltin dhe plazmat. Përziejmë edhe pak. Hedhim nëpër gota të posaçme për smoothie, dekorojmë me dredhëza të freskëta.