‘S’mund t’i gjesh dy vende si SHBA dhe Kosova që kanë shoqëri të mirë’

Haradinaj i ka premtuar ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë bashkëpunim të sinqertë

Ambasadori i ri i SHBA-së në vendin tonë, Philip Kosnett ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës, pa marrjes së detyrës së re.

Ai pas takimit me kreun ekzekutivit, Ramush Haradinajn ka deklaruar se nuk mund të gjesh dy vende sikurse janë SHBA dhe Kosova që kanë një shoqëri të mirë.

“Është privilegj që e shoh Haradinaj pas kaq viteve. Nuk mundesh me i gjetë dy vende si SHBA dhe Kosova që kanë një shoqëri të mirë. Jemi në një moment historik ku njerëzit marrin vendime dhe vendimet e tyre do të kujtohet gjatë. Mezi pres të bashkëpunoj me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë diplomati amerikan.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj ka thënë se ka përgëzuar ambasadorin e ri amerikan për marrjen e detyrës së re.

“Shfrytëzova rastin ta uroj për postin që e ka marrë për të mirën e Kosovës, për të mirën e Amerikës. I premtova bashkëpunim të sinqertë. Kënaqësi që jemi bashkë”, ka shtuar Haradinaj.

Back to top button