Shfaqje teatrale në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Shfaqje teatrale në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Sonte do të shfaqet premiera “SODOMDESADTOPIA”, shfaqje kjo nga Dhurata Hoti me regji të Kreshnike Osmani në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 21:00.

Shfaqja trajton një patologji psikologjike siç është sadizmi, përmes një personazhi i cili gjithashtu duke pasur pushtetin mbi vete abuzon në forma të ndryshme me të gjithë të tjerët nën pushtetin e tij. Fakti që një burrë sadist e me pushtet si ky, pranohet nga të tjerët si i tillë, rritë imagjinatën dhe vetëbesimin e tij për të qenë ekstremisht brutal, e në këtë mënyrë duke ushtruar dhunë ndaj të tjerëve, duke keqtrajtuar e abuzuar arrinë vetëkënaqësinë.

Kujtojmë se repriza e parë e kësaj shfaqjeje do të jetë më 24 dhe 27 qershor gjithashtu duke filluar nga ora 21:00./21Media