400.000 turistë të huaj të cilët e vizituan këtë vit Bullgarinë do të falënderohen në mënyrë individuale për zgjedhjen e bërë me anë të një kartoline të ministres së Turizmit, Nikolina Angelkova

400.000 turistë të huaj të cilët e vizituan këtë vit Bullgarinë do të falënderohen në mënyrë individuale për zgjedhjen e bërë me anë të një kartoline të ministres së Turizmit, Nikolina Angelkova

“Kartolinat do të kenë në përmbajtje mesazhin ‘Thank you for choosing Bulgaria’ (Faleminderit që zgjodhët Bullgarinë), shoqëruar me pamje nga varri trak në Kazanlak dhe ai i manastirit ortodoks në Rila, dy nga krenaritë e trashëgimisë kulturore të vendit”, theksoi sot ministrja bullgare.

Ndryshe nga qindra kryeqytete evropiane që vuajnë faktin për të patur fluks turistik, Bullgaria që ka 7,1 milionë banorë, krenohet që ka pritur 5 milionë vizitorë të huaj nga periudha janar-korrik, duke shënaur rritje me 7,2 për qind në një vit. Targeti prej 400.000 turistësh do të përzgjidhet në mënyrë krejt rastësore nga regjistrat e hoteleve, saktësoi qeveria.

Të ardhurat nga turizmi përbëjnë rreth 13 për qind të PBB në këtë shtet, i konsideruar si një nga destinacionet më pak të shtrenjta në Evropë, kryesisht i frekuentuar nga gjermanët, rusët dhe britanikët.