Duke nisur nga Janari, ai do të drejtojë sërish emisionin politik kryesor në prime-time në Vizion Plus.

Duke nisur nga Janari, ai do të drejtojë sërish emisionin politik kryesor në prime-time në Vizion Plus.

Për 12 vjet ai ishte imazhi kryesor i Top Channel dhe drejtuesi i emisionit kryesor politik Top Story. Sokol Balla ka kaluar në studion e tij politikanët dhe ngjarjet kryesore te vendit në më shumë se një dekadë. Drejtues i lajmeve në Top Channel dhe televizionin Klan, dhe me një përvojë të pasur edhe në shtypin e shkruar dhe në BBC, ai tashmë prej të enjtes është pjesë e televizionit kombëtar Vizion Plus.

Çdo të hënë dhe të enjte në orën 21.00 Balla do të sjellë për publikun temat më aktuale dhe më të forta për publikun, duke gjeneruar debat, ide, intervista, diskutime, brenda dhe përtej lajmit. Në këtë kohë të lajmit të rremë, përpjekja e re gazetareske e Ballës do jetë në funksion të reales dhe të vërtetës.
Gjithçka do të zhvillohet në nje studio të re e të hapur për të gjithë, e cila do të ofrojë thellësinë e analizës por edhe do të plotësojë nevojën e opinionit publik për zbardhjen e pikëpyetjeve të shumta të realitetit shqiptar.

Sokol Balla do të ketë gjitashtu pozicionin e drejtorit ekzekutiv të televizonit Vizion Plus, një tjetër sfidë ambicioze për gazetarin e njohur, i cili ka një përvojë të gjate menaxheriale në fushën e informacionit.