Bashota e Berisha janë dënuar me burgim dhe me gjobë

Bashota e Berisha janë dënuar me burgim dhe me gjobë

Sokol Bashota dhe Enver Berisha janë shpallur fajtorë për deklarim të rremë të pasurisë nga Gjykata e Pejës.

Bashota e Berisha janë dënuar me nga 6 muaj burgim me kusht dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1000 euro për akuzat e Prokurorisë për deklarim të rremë të pasurisë.

Bashota, i rizgjedhur kryetar i PDK-së në Klinë, akuzohej për tri vepra penale të deklarimit të rremë të pasurisë.

Sipas aktakuzës, Sokol Bashota akuzohet se nuk i ka deklaruar fare veturën BMW X5, në vlerë prej 65 mijë euro dhe as banesën prej 79 metrash katrorë, në Prishtinë, edhe pse e ka pasur për detyrë ta bënte një gjë të tillë.

Bashota po ashtu akuzohet se nuk i ka deklaruar as veturën Jeep dhe as të ardhurat vjetore 3.000 euro në muaj nga qiraja e banesës, raporton kallxo.com