Sot Bashota, nesër e panesër Maloku

Sot Bashota, nesër e panesër Maloku

Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota dhe ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku, do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Bashota intervistohet sot në Holandë, derisa Maloku ka bërë të ditur se do të intervistohet në Lubjanë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore

Në një njoftim në “’Facebook” thuhet se Sokol Bashota do merret në pyetje për tri orë. Ai tani ndodhet në Holandë bashkë me avokatin e tij Taulant Hoda.

Ndërsa ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” se nesër dhe pasnesër pra më 17 dhe 18 shtator do të intervistohet nga Gjykata Speciale.
Megjithatë, Maloku për shkak të gjendjes shëndetësore tha se intervistimin do ta bëjë në Gjykatën e Qarkut në Lubjanë të Sllovenisë. Ndërkaq ka shtuar se me gjykatën do të përballet pa avokat mbrojtës.

“Per shkak te gjendjes sime, te renduar, shendetesore dhe pamundesise qe te udhetoj per ne Hage, intervistimi do te kryhet ne ambientet e Gjykates se Qarkut ne Lubjane. Me Gjykaten ne fjale do te perballem i vetem dhe pa avokat. Tere jeten, me mundesite, dijen dhe aftesite e mia profesionale dhe pa kurrefar interesi personal,jam munduar te jem ne sherbim dhe ne te mire te Atdheut. I tille jam dhe do te mbetem!”, ka shkruar tutje Maloku.

Në Hagë këto ditë do të intervistohen edhe Time Kadrijaj dhe Safete Hadërgjonaj./21Media