Havolli ka thënë se Ahmeti ka mashtruar!

Havolli ka thënë se Ahmeti ka mashtruar!

Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa ka thënë se prokuroria po sqaron se 70 lendet e dërguara nga Shpend Ahmeti, nuk përmbajnë elemente penale dhe se kjo po i bije që Ahmeti ka mashtruar.

Po ashtu Havolli ka thënë se tash prokuroria është mirë të hetoj Shpend Ahmetin për dhënie të lejeve objekteve te cilat vet i ka dërguar në prokurori.

“Çdo ditë prokuroria po sqaron se 70 lendet e dërguara nga Shpend Ahmeti, nuk përmbajnë elemente penale. Kjo i bie që Shpendi e ka bërë atë që di më së miri, mashtrimin.
Tash, prokuroria është mirë të hetoj Shpend Ahmetin për dhënie të lejeve objekteve te cilat vet i ka dërguar në prokurori. Duket se i ka shantazhuar ndërtuesit e atyre ndërtimeve, dhe, përnjëher po të njejtit i pajisë me leje. Vetëm korrupsioni e shpjegon këtë sjellje të Shpendit, e cila po ashtu, është shkelje e ligjit”, thuhet në postimin e Havollit./21Media