Ndikimi i rrezeve ultravjollce te njeriu

Ndikimi i rrezeve ultravjollce te njeriu

Përdorimi i rregullt i aparateve për rrezitje të trupit nëpër sallone mund të dyfishojë rrezikun e kancerit të lëkurës, sugjeron një studim.

Gratë që shkuan në sallone për rrezitje artificiale rregullisht u zbuluan se kishin 83 përqind më shumë gjasa të zhvillonin sëmundjen, pasi rrezet e diellit japin rrezet ultravjollcë, dhe ekspozimi i tepërt ndaj tyre është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës.

Studimi Norvegjez mori në pytje më shumë se 150,000 gra të moshës 18 deri 64 vjeç për 25 vjet. Në total, 597 prej tyre u diagnostikuan me kancer të lëkurës.

Rastet e melanomës janë rritur në dekadën e kaluar, veçanërisht tek të rinjtë, transmeton rtv21.tv.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar shumica e të rriturëve janë përdorues të rregullt të rrezeve ultravjollce të diellit./21Media