Solskjaer i dëshpëruar me ekipin e tij

Solskjaer i dëshpëruar me ekipin e tij

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i pakënaqur me mënyrën se si filloi sezonin klubi i tij. Solskjaer dëshiron që “Djajtë e Kuq” të shënojnë  gola përsëri.

United ka fituar vetëm një ndeshje në katër ndeshjet e fundit, andaj tekniku norvegjez kërkon nga klubi të shënojnë më shumë gola.

Krijojmë shanse të mira, bëjmë presion, por nuk mundemi të shënojmë gola. Kemi lojtarë të rinj dhe duhen të mësohen se si të shënojnë gola. Kjo ka shumë rëndësi”, deklaroi ai.

Kujtojmë që Mancheter United ka barazuar ndeshjen e fundit me Southamptonin (1-1) dhe në ndeshjen e radhës do të këtë punë me Leicester Cityn.