“Greenwood do të jetë i rëndësishëm për ne”

“Greenwood do të jetë i rëndësishëm për ne”

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer tha se ka vepruar mirë që ka larguar sulmuesit Alexis Sanchez e Romelu Lukaku nga “Old Trafford”.

Interi gjatë afatit kalimtar bleu Lukakun për 72 milionë euro dhe e huazoi Sanchezin.

Dje, Mason Greenwood tregoi potencialin e tij duke shënuar gol në fitoren ndaj Astanes në kuadër të grupit L në Ligën e Evropës.

Solskjaer beson që 17-vjeçari ka potencial të madh dhe do të arrijë t’i zëvendësojë të dy lojtarët.

“Për mua, ishte vendimi i duhur. Greenwood do të jetë i rëndësishëm për ne këtë sezon. Nuk ka luajtur shumë, por do të fitojë të drejtën e lojës me kalimin e kohës”, deklaroi ai.