"Në dy ndeshjet e fundit duhet të fitonim gjashtë pikë"

“Në dy ndeshjet e fundit duhet të fitonim gjashtë pikë”

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se lojtarët e tij duhet të mendojnë më shumë.

Në ndeshjen ndaj Crystal Palace, Daniel James shënoi gol në minutën e 89-të, ndërsa në minutën e fundit Patrick Van Aanholt, arriti të shënoj për t’i dhuruar Crystalit tri pikë të mëdha.

United kishte 70% të posedimit dhe bëri 22 gjuajte drejt golit kundërshtar.

Për teknikun norvegjez kjo humbje ishte e madhe.

“Duhet të mësojmë shpejt. Në dy ndeshjet e fundit duhet të fitonim gjashtë pikë. Kemi humbur dy penallti. Do të ishim të lumtur të kishim nëntë pikë”, deklaroi ai.