Sanchez mund të largohet para se të mbyllet afati kalimtar

Sanchez mund të largohet para se të mbyllet afati kalimtar

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer pranoi që sulmuesi Alexis Sanchez, mund të largohet para se të mbyllet afati kalimtar.

Interi po kërkon që ta huazojë 30-vjeçarin me mundësi blerje për sezonin e ardhshëm.

Solskjaer, pas barazimit ndaj Wolwes, tha se futbollisti kilian ka mundësi që të largohet në ditët e ardhshme.

“Ka disa javë para se të mbyllet afati kalimtar, mirëpo ka shanse që të largohet. Disa klube kanë shprehur interesim. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai për momentin është lojtar i jonë”, deklaroi ai.