Të enjten United përballet me Partizanin

Të enjten United përballet me Partizanin

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer e ka konfirmuar se mesfushori, Paul Pogba do të rikthehet nga lëndimi gjatë dhjetorit.

Mesfushori francez është lënduar gjatë ndeshjes së “Djajve të Kuq” kundër Arsenalit, më 30 shtator. Ai ka humbur shtatë ndeshje që nga lëndimi.

Trajneri norvegjez ka thënë që lojtari do të punojë shumë dhe mund të kthehet pas ndeshjeve me kombëtare.

“Ai do të rikthehet shumë shpejt. Do të punojë shumë gjatë pushimit kombëtareve dhe shpresojmë se ai do të kthehet”, tha ai.

Të enjten United do të përballet me Partizanin, në kuadër të Europa Ligës, duke filluar nga ora 21:00./21Media