“Sondazhet, mjete të propagandës”

Halil Matoshi ka folur për rëndësinë dhe saktësinë e sondazheve në vendin tonë

Analisti Halil Matoshi në “Click” të RTV21 ka folur për sondazhet në vend të cilat i ka quajtur si mjete të propagandës dhe jo si instrumente shkencore, shkruan rtv21.tv

Matoshi ka thënë se sot është lehtë për të bërë mashtrime publike me fakte dhe gjysmë fakte të sajuara ose të rreme sesa me ardhë deri të një rezultat i argumentuar për sondazhe pasi që kjo mënyrë është e kushtueshme dhe kërkon sinqeritet të atyre që i bëjnë sondazhet dhe publikut.

Matoshi po ashtu tha se organizata që bëjnë sondazhe në Kosovë nuk trokasin tek njerëzit e varfër të cilët janë të rregullt në votime pasi që ata mendojnë që vota e tyre mund t’ua ndryshojë jetën./21Media

Back to top button