Në këtë ambient e festoi ditëlindjen Soni

Në këtë ambient e festoi ditëlindjen Soni

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj sot feston ditëlindjen e saj të 38-të, shkruan rtv21.tv

Përmes një video që ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka treguar se kjo ditëlindje e gjeti në punë.

“Ditëlindja sot me gjeti në “punë”, në atë ambient, ku krijohet arti muzikor, me miq të dashur, që më kanë qëndruar pranë, që kur kam qenë në fillesat e mija artistike, ku kryesorja ishte muzika, talenti dhe puna e palodhshme. Pas artit të bukur, të cilin e zgjodha si pasqyrë të shpirtit tim, pashë edhe anët e errëta, zhgënjimet, dëshpërimet, lotët, por në fakt, kuptova që ky ishte rrugëtimi i drejtë artistik, PA KOMPROMISE. Ju falënderoj miq, kolegë, dashamirës të muzikës time, fansa, për urimet e përzemërta. Zoti më dhëntë forcë dhe shëndet për t’ju sjellë gjëra sa më të bukura. Ju dua”, ka shkruar Soni Malaj, krahas video së publikuar.

Ndryshe,  “Te Quiero” është projekti i fundit muzikor që Soni ka publikuar më 19 korrik. Kënga deri tani ka arritur mbi 300 mijë klikime në Youtube./21Media