Soni rikthehet me një baladë

Soni rikthehet me një baladë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin “Kënga Magjike 2019”.

Këngën e zhanrit baladë e cilat titullohet “Shije tradhëtie” me të cilën garon në mesin e shumë emrave të njohur të skenës muzikore shqiptare, do ta prezantojë këtë të diele.

Ndryshe, “Te Quiero” është projekti i fundit muzikor që Soni ka publikuar më 19 korrik. Kënga deri tani ka arritur mbi 300 mijë klikime në Youtube./21Media