Kjo mbrëmje kishte mysafirë special

Kjo mbrëmje kishte mysafirë special

Edicionin e sivjetmë, të shtatin me radhë të “Dancing With the Stars” e fitoi Soni Malaj.

Si një nga konkurrentet që çdo performancë ka sjellur risi, Soni Malaj ka triumfuar në mbrëmjen finale të spektaklit, duke fituar çdo sfidë përballë 11 konkurrenteve të tjerë për 3 muaj.

Dy më të mirat e këtij edicioni, ishin Aulona Musta dhe Soni Malaj, por kupa e këtij edicioni të sivjetmë të “Dancing With the Stars” shkoi për Soni Malaj.

Në këtë mbrëmje, të pranishëm ishin shumë shumë mysafirë, në mesin e të cilëve edhe mysafirët special, Almeda Abazi, e cila e drejtoi këtë edicion dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, i cili realizoi vallëzimin e dasmës se munguar në Shqipëri.