Boksieri kosovar, Krasniqi sonte do të ngjitet në ring

Boksieri kosovar, Krasniqi sonte do të ngjitet në ring

Boksieri nga Juniku Robin Haxhi Krasniqi sonte pak para orës 22:00 do të përballët me rusin Stanislav Kashtanov për titullin kryesor të EBU në kategorinë super të mesme 76 kg në një meç i cili do të organizohet në WEE Arena në Bad Tolz afër Mynihut në Gjermani.

Kashtanov ka zhvilluar 38 ndeshje profesionale, 36 fitore (21 me KO), dhe dy humbje. Në anën tjetër, Krasniqi ka zhvilluar 52 ndeshje ku ka 47 fitore (17 me KO) dhe pesë humbje. Dueli Krasniqi- Kashtanov do të transmetohet direkt në Sky Sports News në Gjermani dhe në mbi 30 vende të tjera të botës./21Media