Barcelona e Real Madrid kanë një rivalitet që rrallë kush e ka në botën e futbollit

Barcelona e Real Madrid kanë një rivalitet që rrallë kush e ka në botën e futbollit

Sa herë përballen këto dy klube, tensionet janë tepër të larta, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Sonte do të jetë hera e parë që dy gjigantët spanjollë do të përballen për sezonin e ri, e kjo do të jetë në kuadër të Supërkupës së Spanjës, shkruan rtv21.tv.

Superkupa e Spanjës luhet çdo fillim-sezon mes fituesit të ligës dhe fituesit të Kupës së Mbretit, që në këtë rast ishin Real Madrid dhe Barcelona, dy nga klubet më të mëdha të botës.

Të dy klubet priten të startojnë me formacionet më të forta, por Barcelona do ta ketë mungesën e Neymar-it i cili u largua nga klubi para pak ditësh.

Ndeshja fillon në ora 22:00, dhe do të zhvillohet në stadiumin e Barcelonës Camp Nou./21Media