Jonida do të këndojë në shqip këngën “Ktheju tokës”

Jonida do të këndojë në shqip këngën “Ktheju tokës”

Sonte në Tel Aviv të Izraelit po mbahet finalja e festivalit evropian të këngës “Eurovision 2019”.

Jonida Maliqi duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2019” sonte do të performojë e dyta, shkruan rtv21.tv

Të enjten mbrëma, Jonida arriti që të grumbullojë votat e mjaftueshme që të kalojë në finalen e madhe të 18 majit. Jonida, e cila sivjet e përfaqëson Shqipërinë në Eurovision në gjysmëfinale interpretoi në shqip këngën “Ktheju tokës”.

Tema kryesore e këngës është migrimi, dedikim për gjithë shqiptarët që jetojnë nëpër botë.

Nga 18 këngë, vetëm 10 kanë kaluar në finalen e madhe:

Maqedonia e Veriut

Holanda

Shqipëria

Suedia

Rusia

Azerbajxhani

Danimarka

Norvegjia

Zvicra

Malta

Finalja e “Eurovisionit” po mbahet sonte në Tel Aviv të Izraelit./21Media