Pas disa ditësh garash vjen fundi i Kupës së Konfederatave e cila po mbahet në Rusi

Pas disa ditësh garash vjen fundi i Kupës së Konfederatave e cila po mbahet në Rusi

Ky turne që i paraprinë Kupës së Botës “Rusi 2018”, mbyllet sonte me finalen e madhe mes Gjermanisë dhe Kilit.

Këto dy kombëtare synojnë ta rrëmbejnë trofeun e këtij turneu të madh, andaj pritet një përballje e “nxehtë” mes gjermanëve dhe kilianëve.

Kampionia e Botës, skuadër në të cilin luan edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi pritet të jep më të mirën që të prek Kupën e Konfederatave.

Ndërkohë, edhe Kili e cila eliminoi Portugalinë në gjysmëfinale, është e motivuar maksimalisht që të mposht edhe Gjermaninë e Joachim Low.
Finalja mes Gjermanisë dhe Kilit fillon nga ora 20:00.