Aktivitete për çlirimin e Prishtinës

Aktivitete për çlirimin e Prishtinës

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës sonte hapet ekspozita e finalistëve të edicionit të tretë të çmimit “Artistët e rinj”, kuruar nga Zeni Ballazhi dhe me pjesëmarrësit Adea Pula, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Dion Zeqiri, Fidan Bejtullahu dhe Valdrin Thaqi.

Ky edicion i “Artistëve të rinj” është pjesë e aktiviteteve 20/20 me rastin e njëzetvjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në orën 20:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.