Kampionati Evropian i Hendbollit

Kampionati Evropian i Hendbollit

Sot në Ferizaj nga ora 18:00, hendbollistet e kombëtares së Kosovës do të zhvillojnë ndeshjen me kundërshtarin e fortë Hungarinë. Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për kampionatin evropian të këtij viti.

Pas kësaj ndeshje Kosova luan me Holandën më 2 qershor në Almere te Holandës, në ndeshjen e fundit të këtyre kualifikimeve.

Kombëtarja jonë është pjesë e grupit të shtatë. Është e fundit pas katër humbjeve.Udhëheqin Holanda e Hungaria me nga gjashtë pikë, kurse Bjellorusia i ka katër.

Vetë paraqitja në këtë fazë kualifikuese dhe përballja me kombëtare të nivelit më të lartë është sukses për Kosovën. Në fazën e parë kualifikuese Kosova fitoi ndaj Gjeorgjisë e Izraelit./21Media