Sonte me fillim nga ora 20:15 Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është nikoqire e Maqedonisë në ndeshjen që do të zhvillohet në kuadër të Grupit C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”

Duhet theksuar se krahas Kosovës dhe Maqedonisë, në Grupin C bën gara edhe Estonia. Ndeshjet e parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” do të zhvillohen prej 2 deri më 19 gusht 2017.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizim sa më të mirë të kësaj ndeshje, e cila është e rëndësisë së veçantë, për arsye se është e para dhe luhet para shikuesve tanë, andaj edhe mobilizimi është maksimal në të gjitha aspektet./21Media