Ky takim përcakton fazën e kualifikimeve

Ky takim përcakton fazën e kualifikimeve

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll do ta zhvillojë sot ndeshjen më të rëndësishme që nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

Kosova do të përballet me Estoninë në takimin përcaktues për të kaluar në fazën e kualifikimeve për Kampionatin Botërorë, Kina 2019.

Për të arritur këtë qëllim Kosovës i duhet fitorja, pavarësisht diferencës në pikë. Ndeshja zhvillohet në pallatin e sportit në Kryeqytet dhe fillon nga ora 20:00./21Media