Sonte Kosova përballet me Maltën

Kosova lidere e grupit

Kombëtarja e Kosovës sot do të ndeshet me Maltën.

Takimin Kosova e zhvillon në udhëtim sonte në orën 18:00, ndërsa kjo konsiderohet si një finale e grupit, pasi në rast të fitores, Kosova thuajse ia siguron vetës pozitën e parë të grupit të tretë në Ligën D.

Kosova është lidere e grupit dhe ka vetëm 2 pikë më shumë se Azerbajxhani, të cilin e pret në Prishtinë në javën e ardhshme dhe që është takimi i fundit i grupit. Në rast të fitores Kosova pastaj do të merr pjesë në finalen e Ligës D, ku do të ndeshën katër fituesit e grupeve të kësaj lige.

Ndërkohë Shqipëria do të ndeshet me Skocinë me fillim nga ora 20:45./21Media

Back to top button