Shumë surpriza në "Ballon Pranverore 2018"

Shumë surpriza në “Ballon Pranverore 2018”

Tash e sa vite në mes të pranverës organizohet mbrëmja solemne që mbledhë fytyra të shumta nga sfera publike. Artistë, politikanë, biznesmenë sonte nga ora 20:30 mblidhen në gala mbrëmjen e “Ballos Pranverore” të organizuar nga Radiotelevizioni 21.

Sivjet kjo mbrëmje tradicionale do të jetë edhe më e veçantë pasi që RTV21 feston dy dekada punë, informim dhe besnikëri ndaj shikuesve, dëgjuesve dhe lexuesve të kësaj shtëpie të madhe mediale që ka gjithsej 7 kanale televizive, radion dhe dy portale, me bazë njërën në Kosovë dhe tjetrën në Maqedoni.

“Ballo Pranverore” do të jetë një mbrëmje me shumë surpriza të cilat mund t’i ndiqni përmes platformave tona mediale.

Tani për tani nuk do të zbulojmë asgjë më tepër, ju premtojmë që shumë momente interesante do t’i ndajmë me ju në kohë reale përmes Web faqes sonë zyrtare, faqës në Facebook, rtv21.tv dhe emisioneve tona./21Media

RTV21 shënon dy dekada të suksesshme!